Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, foli sot pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ata kanë diskutuar për marrëveshjen e propozuar, përcjell Fol Drejt.
Krasniqi, në një konferecë për media se në tavolinë ka një marrëveshje të përkohshme që nuk e ka njohjen reciproke në qendër por Asociacionin.
“Sapo zhvillova një takim miqësor, të hapur dhe konstruktiv me Lajcakun, ku bashkë diskutuan për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë në procesin e dialogut dhe diskutimet për marrëveshjen e propozuar”.
“Lajçakut ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes për arsyet të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut në vazhdimësi duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale me njohje të ndërsjellët. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë por edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë – fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellët por me asociacionin në qendër”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, se është përgjegjësi kryesor që ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
“Përgjegjësia e kryeministrit Kurti është direkte për faktin që për dy vite e ka humbur mundësinë që vërtetë ti bind mbështetësit tanë ndërkombëtarë që të na mbështesin për arritjen e qëllimeve tona shtetërore dhe marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë që ka qenë qëllimi themelor i kësaj marrëveshje”.
“Sot s’kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse e as njohje të ndërsjellët, sot kemi marrëveshje të përkohshme dhe asociacion që ne nuk e kundërshtojmë sepse edhe kur të themelohet duhet të jetën ë pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kështu rrezikojmë të shkojmë përtej Asociacionit dhe Kushtetutës”, u shpreh ai.
Tutje ai shtoi se PDK-ja e sheh këtë marrëveshje si të pamjaftueshme dhe me shumë pikëpyetje./FolDrejt/