Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Arbën Xhaferin në 11-vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi ka thënë se Arbën Xhaferi ia kushtoi një jetë të tërë çështjes kombëtare, kultivimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë si dhe fuqizimit të faktorit shqiptar në rajon.
“Në 11 vjetorin e vdekjes së tij, sot kujtojmë dhe nderojmë politikanin dhe intelektualin e shquar shqiptar – Arbën Xhaferin.
Një jetë e tërë kushtuar çështjes kombëtare, kultivimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe fuqizimit të faktorit shqiptar në rajon. Kështu do të mbahet mend figura dhe personaliteti i Arbën Xhaferit, kontributi i të cilit ka qenë i pamatshëm.
I përjetshëm është kujtimi për Arbën Xhaferin!”, është shprehur Krasniqi për figurën e Arbën Xhaferit, përcjell Fol Drejt.