Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje në Kuvendin e Kosovës që të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Krasniqi, kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punës së brendshme e të jashtme, transmeton Fol Drejt.
“Ky Kuvend nuk duhet ta vazhdojë punën, ju ftoj publikisht të merremi vesh të bëjmë një mocion ta shpërndajmë Kuvendin e Kosovës”.
“Kjo legjislaturë nuk është në gjendje të kalojë asgjë, është një bllokim i punëës së brendshme, e mos të flasim edhe për punën e jashtme që me sanksione e keni bllokuar Kosovën. Me 80 vota duhet ta dërgojmë vendin në zgjedhje dhe ta zhbëjmë këtë Kuvend”, është shprehur Krasniqi./FolDrejt/