Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot po mbajnë një protestë para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë lidhur me mospërfshirjen e tyre në Projektligjin e pagës minimale.
Veterani nga Malisheva Ramadan Krasniqi, tha se kanë informacione se pushtetarët do të mundohen të fusin elemente destruktive për t’i dhënë kahje tjetër protestës së qetë.
“Ne kemi paralajmërime se pushtetarët nëse do të kenë mundësi do të fusin elemente destruktive për t’ia ndërruar kahjen kësaj proteste të qetë – tha Krasniqi.
“Ne kemi ardhur këtu t’i shprehim pakënaqësitë tona në mënyrëen e qetë. Ne kemi luftuar për t’i krijuar institucionet tona dhe nuk jemi për të bërë ç’rregullime – tha ai.