Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar për zhvillimin e kësaj partie në mërgatë, transmeton Fol Drejt.
Sipas Krasniqit, PDK po rritet dhe po fuqizohet shpejt në mërgatë.
“Partia Demokratike e Kosovës po rritet dhe fuqizohet shpejt në mërgatë. Patriot Krasniqi, Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, së bashku me ekipin e tij, më njoftuan sot për punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe atje.
Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe entuziasmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin.”, ka thënë Krasniqi i cili ka vlerësuar se mbështetja më e madhe për mërgatën do të bëhet me qeverisjen e vendit nga PDK.
“Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shtuar Krasniqi më tej./FolDrejt/