Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shfaqur entuziazmin e tij teksa medalja e parë olimpike për Kosovën ka mbushur 7 vjet, përcjell Fol Drejt.
Sot, shtatë vjet më herët, xhudistja e njohur kosovare e botërore, Majlinda Kelmendi, triumfoi në Rio De Janeiro, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë të artë në Lojëra Olimpike.
“Shtatë vjet më parë, në Rio De Janeiro, mbretëresha e xhudos sonë – Majlinda Kelmendi, i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike!
Çfarë kujtimi! 🙏”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, shoqëruar me një fotografi të atij çasti./FolDrejt/