Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar gazetarët për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës, shkruan Fol Drejt.
“Të dashur gazetarë – Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit!
Para se gjithash, faleminderit! Faleminderit për punën, përkushtimin dhe profesionalizimin – në promovimin e demokracisë, llogaridhënies dhe transparencës. Kosova është vend më i mirë, më i lirë dhe më demokratik falë angazhimit dhe luftës të përditshme që ju bëni për të vërtetën, pavarësisht se cila është ajo.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi tha se sot është edhe një ditë ku ne duhet të rikujtojmë sfidat e shumta me të cilat përballen gazetarët akoma në Kosovë dhe bashkë, si shoqëri dhe si shtet, duhet të zotohemi që të jemi krah tyre në secilin hap.
“Urime dhe mos u ndalni në misionin tuaj të shenjtë!”, u shpreh në fund Krasniqi. /FolDrejt/