Sot po shënohet përvjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të partisë, ka nderuar figurën e Pajazitit.
Me këtë rast ai ka thënë se:
“Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre” – transmeton Fol Drejt.
Sipas Krasniqit “Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”/FolDrejt/