Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë ditën e sotme për festën e Kurban Bajramit.
Krasniqi thotë se në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit, njofton Klankosova.tv.
“Të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë, me fat festa e Kurban Bajramit! Uroj, në veçanti, të gjitha familjet e dëshmorëve, të martirëve dhe familjet që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë”.
“Në këtë ditë simbol të sakrificës dhe solidaritetit, reflektojmë dhe thërrasim për mirëkuptim, tolerancë e dashuri mes njëri-tjetrit. Bashkë dhe të shtyrë nga qëllimet e mira, uroj që secili prej nesh, angazhimin tonë ditor e profesional, ta kapitalizojmë në funksion të ngritjes dhe zhvillimit të Atdheut tonë. Urime!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.