Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në ShBA është takuar me këshilltarin e lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeiffer, me të cilin ka diskutuar për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal, shkruan Fol Drejt.
“Me këshilltarin z. Pfeiffer diskutuam për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal. Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi theksoi se ka falënderuar për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.
Përveç kësaj, gjatë ditës ministri Krasniqi njoftoi se ka takuar edhe Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan. /FolDrejt/