Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka pritur në takim kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin, njëkohësisht edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Siç njofton vetë Krasniqi, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.
“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka thënë Krasniqi./FolDrejt/