Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe delegacionin e tij.
Gjatë këtij takimi, siç njofton Krasniqi, kanë diskutuar për raportet e mira fqinjësore mes Kosovës e Malit të Zi dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.
“Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë.
Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik. “, ka thënë Krasniqi.
“Z. Abazoviç e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore.
Në fund të takimit, me Kryeministrin Abazoviç diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/