Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron në vizitë në ShBA.
Ai sot njoftoi se takoi profesorin Daniel Serwer, në Washington, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Krasniqi njoftoi:
“Në Washington DC e takova profesorin e shquar Daniel Serwer, një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.
Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.
Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë.”/FolDrejt/