Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron në Bruksel për vizitë zyrtare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar edhe për takimet që ka realizuar, transmeton Fol Drejt.
“Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishim një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Më pas, në takime të ndara, takova edhe Felix Mittermayer nga partia austrike NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD”, ka shkruar Krasniqi.
“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm.
Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmoj aspiratën e Kosovës për integrim!”, është shprehur ai tutje./FolDrejt/