Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me bashkëpartiakë të tij kanë vizituar ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari Krasniqi tregoi për vizitën e tij në Hagë në vigjilje të festës kombëtare të 28 Nëntorit.
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, shkroi Krasniqi.
Tutje ai tha se i kanë uruar ata për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë prap së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot. /FolDrejt/