Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti, raporton Fol Drejt.
Temë diskutimi në këtë takim ishte situata në veri, për të cilën Krasniqi ka thënë se nuk e di nëse Qeveria e di ku do të dalë:
“Unë dal nga ky takim jo shumë i sigurt nëse kryeministri dhe Qeveria e di se si do të dalë suksesshëm nga kjo rrugë në të cilën ka hyrë” – ka thënë Krasniqi para mediave.
“Ne erdhëm për ta dëgju më shumë kryeministrin, diskutuam gjër e gjatë” – për të gjetur një zgjidhje të përbashkët në të mirë të vendit./FolDrejt/