Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë, Tunç Angılı, të cilit tha se i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore pas tërmeteve, raporton Fol Drejt.
“Kisha kënaqësinë ta pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe t’i uroj mirëseardhje ambasadorit të ri të Turqisë, Tunç Angılı. Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi theksoi se ambasadorit Angılı i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore.
Ai shtoi se ka falënderuar ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve të saj në shumë sfera. /FolDrejt/