Sot, në orën 14:00, pritet të mbahet marshi për solidarizim me luftën e pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, këtë ditë e ka cilësuar si të veçantë dhe të rëndësishme.
Krasniqi ka thënë se sot do t’i tregohet botës se sa krenar është populli shqiptar me historinë e lavdishme dhe themeluesit e drejtuesit e UÇK-së.
“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme.
Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së.
Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.”, ka shkruar Krasniqi në një postim në facebook./FolDrejt/