Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe në 24-vjetorin e saj.
Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre plaga që dhemb, jo vetëm për familjarët, por për tërë Kosovën.
“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati.
Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën. “, ka shkruar Krasniqi.
“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit.
Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”, është shprehur tutje./FolDrejt/