Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka kujtuar profesorin e veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, në 23-vjetorin e zhdukjes.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se fatkeqësisht për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.
Ai shtoi se populli i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata dhe drejtësi edhe për qindra qytetarë të tjerë që figurojnë ende të zhdukur.