Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Siç njofton Krasniqi, gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese.
Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.”, bëri me dije Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se ia ka rikonfirmuar ambasadorit Abbott qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit të Kosovës do t’i vënë gjithmonë para interesave partiake./FolDrejt/