Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur në lidhje me raportin e Bankës Botërore.
Këtë e bëri përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ai e quajti qeverinë Kurti ndër të tjera si qeveri të papërgjegjshme.
Ky është postimi i plotë i Krasnqit:
“Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj – qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport.
Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit.”/FolDrejt/