Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot në një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Vetë Krasniqi ka njoftuar për takimin përmes një postimi në facebook, derisa ka vlerësuar raportin e Kosovës me SHBA-në, duke thënë se është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm.
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm.
Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij.”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në profilin zyrtar në Facebook./FolDrejt/