Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lavdëruar punën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Këto komente i pari i PDK-së i bëri në shënim të 23 vjetorit të themelimit të këtij institucioni:
“23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.
Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik.
Përherë mirënjohës!” – ka shkruar Krasniqi./FolDrejt/