Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës, pas sulmeve të sotme në veri, shkruan Fol Drejt.
Krasniqi tha se institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar.
Ai shkroi në Facebook se Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Në fund, kryetari i partisë opozitare luti Albin Kurtin që të flas lidhur me ngjarjet në veri duke i thënë
“Fol Kryeministër!”. /FolDrejt/