Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Hagë me rastin e Javës së Pavarësisë, siç e ka quajtur ai.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë me dije se shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke iu referuar kështu Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.” ka shkruar Krasniqi në facebook.
Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.
Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!”, ka shtuar Krasniqi tutje./FolDrejt/