Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi njoftoi se sot janë bërë shtatë vjet prej kur Kosova u bë pjesë e UEFA-së.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi pamje me të ndjerin Fadil Vokrrin, përcjell Fol Drejt.
“Shtatë vjet më parë, u thye izolimi dhe u jetësua ëndrra e madhe e Kosovës për t’u bërë pjesë e UEFA-së.
Emocionet e asaj dite nuk do të harrohen asnjëherë, ndërsa madhështia e saj qëndron mbi shpatullat e qindra dhe mijëra punëtorëve sportiv, futbollistëve, trajnerëve e profesionistëve – në krye me legjendën tonë Fadil Vokrri.
Përgjithmonë, unë, biri yt – Kosovë!”, u shpreh ai./FolDrejt/