Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Prishtinë.
Përmes një postimi në facebook, të shoqëruar me video, Krasniqi ka bërë me dije se vendosja e kësaj shtatoreje do të bëhet me 28 Nëntor, me rastin e 68-vjetorit të lindjes së Adem Jasharit.
“Shtatorja e Adem Jasharit po vjen në Prishtinë!
Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, ka shkruar Krasniqi në facebook./FolDrejt/