Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, sot vizitoi Drenasin, në nder të Ditës së Çlirimit
Për këtë ai shkroi edhe në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij:
“Sot, në Drenas, së bashku me Kryetarin Ramiz Lladrovci, shënuam Ditën e Çlirimit.
Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
U jemi mirënjohës përgjithmonë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat na u bashkuan në misionin tonë të drejtë e të çmueshëm të lirisë.
Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit”./FolDrejt/