Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në postimin e tij për Ditën e Kushtetutës, ka kritikuar qeverinë aktuale, kryeministrin e saj, Albin Kurti dhe ministrat për veprime anti-kushtetuese, transmeton Fol Drejt.
“15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës – aktit më të lartë juridik të shtetit tonë, e cila është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.
Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.”, ka shkruar Krasniqi.
“Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues.
Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Kosovës!”, ka shtuar ai tutje./FolDrejt/