Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, transmeton Fol Drejt.
Siç thotë Krasniqi, gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit.
“Në selinë e PDK-së prita sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit. Për PDK-në, sikur gjithmonë, interesi nacional i vendit dhe e ardhmja e sigurt e qytetarëve tanë janë prioritet. Ambasadorin Davenport e falënderova për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar në Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./FolDrejt/