Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore.”, ka shkruar Krasniqi në facebook./FolDrejt/