Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u takua me amasadorin e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin.
Për këtë Krasniqi njoftoi përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
“Takim shumë i mirë me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Johan Schalin. Bashkë diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe Finlandës dhe mënyrat e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tej”./FolDrejt/