Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë që udhëheq ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton vetë Krasniqi, gjatë këtij takimi u diskutua në raport me zhvillimet e fundit politike në vend.
“Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër. “, u shpreh Krasniqi.
“Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneqe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ambasadorin Hovenier e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e sigurova që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës.”, shtoi tutje./FolDrejt/