Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, me të cilët ka diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, raporton Fol Drejt.
“Pata kënaqësinë të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, ku diskutuam për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasnqi tha se në takim me deputetët austriakë ka theksuar se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore.”, shkroi tutje ai. /FolDrejt/