Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka ritakuar kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, në Washington, DC.
Përmes një njoftimi në facebook, Kransiqi ka thënë se kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.
“Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka thënë më tej Krasniqi në postim./FolDrejt/