Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot me Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Sabri Demirin, raporton Fol Drejt.
“Pata kënaqësi të veçantë që të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi tha se ndër tjera, e ka uruar atë për fitoren e Presidentit Erdogan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.
“Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.”, shtoi Krasniqi. /FolDrejt/