Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, për t’ia uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Siç thotë vetë Krasniqi, gjatë këtij takimi u pajtuan se është tejet e rëndësishme që, veçanërisht gjatë këtij muaji, të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.
“Me Myftiun Tërrnava diskutuam edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët.
Agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve!”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij./FolDrejt/