Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me eurodeputeten Viola von Cramon, e cila njëkohësisht është edhe Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar vetë, Krasniqi, i cili me anë të një postimi ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë Kosovën dhe situatën aktuale në vend.
“Me këtë rast, u dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për Strategjinë e Re të BE-së për Zgjerim.
Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme për Kosovën, eurodeputetes Cramon i kërkova që të vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, posaçërisht tani pas rekomandimit pozitiv nga ambasadorët e vendeve të BE-së”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen, si e drejtë e merituar prej vitesh, duhet të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë./FolDrejt/