Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi ka thënë se mysafirët i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.
“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë.”, ka thënë tutje Krasniqi në një postim të tij në Facebok, transmeton Fol Drejt.