Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot me njohësin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Edward P. Joseph, me të cilin ka diskutuar mbi situatën aktuale në vend, raporton Fol Drejt.
“Pas takimit në Washington gjatë vizitës sime zyrtare vitin e kaluar në SHBA, sot pata kënaqësinë ta pres në selinë qendrore të PDK-së, mikun e mirë të Kosovës, njohësin e shkëlqyeshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Profesorin Edward P. Joseph.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai tha se kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë dhe nevojën e madhe për veprime e vendime të matura e të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese për vendin.
“Profesorin Edward e falënderova për përkushtimin e tij në mbrojtje të së vërtetës tonë, si popull e shtet, në arenën ndërkombëtare.”, shtoi Krasniqi. /FolDrejt/
All reactions:
95
All reactions:
95
Bashkë diskutuam për situatën aktuale në Kosovë dhe nevojën e madhe për veprime e vendime të matura e të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese për vendin.
Profesorin Edward e falënderova për përkushtimin e tij në mbrojtje të së vërtetës tonë, si popull e shtet, në arenën ndërkombëtare.


All reactions:
95