Partia Demokratike sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit dhe lidhur me këtë përvjetor ka reaguar edhe i pari i saj, Memli Krasniqi.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, ai madje ka ftuar edhe të rinjtë e Kosovës që të bëhen pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës, që, siç ka thënë ai ta hapin kapitullin e ri që i duhet Kosovës më shumë se kurrë.
“Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka një tjetër rrugë të rëndësishme para vetes, të cilës mund ti përgjigjet Rinia Demokratike e Kosovës – rrugën e zhvillimit e të emancipimit.
Prandaj, dua t’i ftoj sonte të gjithë ata që e kanë moshën e angazhimit politik, që të na bashkohen në këtë rrugë, të afrohen me ne, të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së, e që të gjithë së bashku, ta hapim kapitullin e ri që i duhet sot më shumë se kurrë, Kosovës tonë!”, ka thënë Krasniqi./FolDrejt/