Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përshëndetur fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Midis tjerash ai ka shprehur dëshirën që shpejt të ndodhë e njëjta edhe për Kosovën
“Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, ka shkruar kryetari i PDK-së./FolDrejt/