Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim nuk ka munguar as reagimi nga PDK.
Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në facebook është shprehur se UÇK mbetet gjithmonë krenaria kombëtare e popullit shqiptar.
Krasniqi e ka konsideruar dënimin e Salih Mustafës si dënim të rëndë, i cili sipas Krasniqit nxit indinjatë tek secili shqiptar.
Ai tutje, shpreson se ky vendim do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës.
“Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka thënë mes tjerash Krasniqi./FolDrejt/