Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Ushtrinë e Kosovës në 4-vjetorin e themelimit të saj.
Ai e ka vlerësuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës si njërin prej proceseve më të rëndësishme të determinimit të shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
“Krenar që më 14 dhjetor të vitit 2018, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuam masivisht tri ligjet përkatëse duke i dhënë FSK-së mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë.
Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh.
Ushtarëve posaçërisht, por të gjithë Kosovës në përgjithësi, urime Dita e themelimit të Ushtrisë!”, është shprehur Krasniqi në një postim në facebook./FolDrejt/