Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u mirëprit me ceremoni shtetërore nderi në pallatin presidencial të Kievit.
Ai po shihet si një ndërmjetësues që mund t’i kontribuoj paqes dhe shmangies së ndonjë pushtimi eventual rus mbi Ukrainën.
Kjo ngase Erdogan ka raporte të mira edhe me kreun e Kremlinit, Vlademir Putin, të cilin do ta pres së shpejti për vizitë në Turqi.
Kriza Rusi-Ukrainë hyri në një ditë tjetër të mbushur me përpjekje diplomatike për të parandaluar që tensionet e zjarrta të ndezin luftën.
Se po shmang rrugën diplomatike Rusia, kritikoi të enjten sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili u shqetësua për vendosjen si kurrë më parë të trupave dhe pajisje ushtarake ruse në Bjellorusi.
Derisa Zelensky priti Erdoganin në Kiev, Putin takoi homologun e tij argjentinas, Alberto Fernandez në Moskë.
Shefi i shtetit rus ka planifikuar gjithashtu të flasë në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili pati një telefonatë të mërkurën mbrëma edhe me homologun amerikan, Joe Biden.
Me shefin e shtëpisë së Bardhë, francezi pohoi se do të vendos për veprimet e më tejme nga të cilat nuk “përjashto asgjë” , teksa tensionet mbi Rusinë dhe Ukrainën janë në kulm të shpërthimit.