Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për rekrutimin e forcave rezervë në vitin 2023 për stërvitje ushtarake, u njoftua sot në faqen zyrtare të Kremlinit.
“Kam marrë një vendim për të ftuar qytetarët rusë që janë në rezervë për stërvitje ushtarake në forcat e armatosura të Federatës Ruse, Gardën Kombëtare të Federatës Ruse, agjencitë e sigurisë shtetërore dhe Shërbimin Federal të Sigurisë në vitin 2023”, thuhet në tekstin e thuhet në dekret, transmeton agjencia e lajmeve RIA.
Në përputhje me dekretin, qeveria dhe organet administrative rajonale duhet të sigurojnë zbatimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me rekrutimin e anëtarëve rezervë./FolDrejt/