Kremlini ka thënë se puna për të rinovuar marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi është duke vazhduar dhe i përshkroi bisedimet me Kombet e Bashkuara javën e kaluar mbi marrëveshjen si “mjaft konstruktive”, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarë të lartë të OKB-së takuan një delegacion rus në Gjenevë të premten për të diskutuar ankesat e Moskës në lidhje me nismën e eksportit të drithërave, e cila synon të sigurojë kalimin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, pavarësisht konfliktit në Ukrainë.
“Ne në fakt jemi ende një javë larg datës së zgjatjes [19 nëntorit], kështu që puna është duke vazhduar”, tha Kremlini./FolDrejt/