Kremlini thotë se kufiri i çmimit të G7 për naftën ruse do të destabilizojë tregjet globale të energjisë, por nuk do të ndikojë në aftësinë e Moskës për të mbështetur operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po përgatitej se si do t’i përgjigjej lëvizjes së G7 dhe aleatëve për të ndaluar vendet dhe kompanitë të merren me eksportet ruse të naftës nga deti, ku çmimi është mbi 60 dollarë për fuçi.
Disa zyrtarë rusë kanë thënë më parë se Moska nuk do t’u shesë naftë vendeve që respektojnë kufirin./FolDrejt/