Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha që të mos ekzagjerohet roli i grupit mercenar amerikan Mozart në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Duke komentuar raportet për riemërtimin e grupeve, Peskov tha: “Unë sugjeroj që të mos ekzagjerohet rëndësia e një PMC të tillë (kompani ushtarake private). Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë roli të rëndësishëm të luajtur nga një PMC e tillë, me këtë emër.”
Javën e kaluar, portali ukrainas i lajmeve strana.ua, duke cituar themeluesin e Mozart, Andrew Milburn, tha se Grupi Mozart po pushon së funksionuari në Ukrainë me këtë emër dhe kontraktorët e tij do të operojnë me një të ri.
Në janar, gazeta britanike, The Telegraph, tha se Mozart pret të marrë një kontratë nga ushtria ukrainase për “stërvitje ushtarake”. /FolDrejt/